MPJ: Arritje historike, hapet
një kapitull i ri drejt integrimit

MPJ: Arritje historike, hapet <br />një kapitull i ri drejt integrimit
TIRANE - Përshëndetjeve dhe mesazheve për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë kosovare, por edhe të mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, i është shtuar edhe ai i ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.

“Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Qeverinë dhe tërë popullin e Kosovës për këtë arritje historike në konsolidimin e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, të institucioneve të saj demokratike multietnike gjithëpërfshirëse, plotësisht funksionale në të gjithë territorin e vendit. Ajo shpreh bindjen se udhëheqja politike dhe i tërë populli i Kosovës, të ndërgjegjshëm për sfidat që kanë përpara, do të vazhdojnë të respektojnë dhe zbatojnë me energji parimet e shtetit ligjor, duke u bërë një faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon”, lexohet në njoftimin për shtyp të MPJ-së.

Sipas Panaritit, “ky vendim shënon një hap të rëndësishëm domethënës për të gjithë Ballkanin, për tu ndarë përfundimisht nga e kaluara dhe hapur kapitullin e mundësive të reja të prosperitetit, bashkëpunimit, paqes dhe integrimit”.

Sipas tij, Kosova do të ecë para drejt zhvillimit “të reformave transformuese që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të saj dhe integrojnë vendin në strukturat evropiane dhe euro-atlantike”.

Duke uruar Qeverinë dhe popullin e Kosovës për këtë arritje historike, Ministria e Punëve të Jashtme siguroi për mbështetjen e saj të në rrugën e nisur drejt familjes së madhe evropiane dhe euro-atlantike.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi