MPJ: Clinton në Tiranë
në gjysmën e dytë të vitit

MPJ: Clinton në Tiranë <br />në gjysmën e dytë të vitit
TIRANE – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, mund të vizitojë Shqipërinë në gjysmën e dytë të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme shqiptare shqiptare përmes një komunikate për shtyp. Premtimi ka ardhur sot gjatë një takimi të ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, me zonjën Clinton gjatë vizitës së kryediplomatit shqiptar në Bruksel ku po merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATO-s.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, ministri Haxhinasto është takuar me Sekretaren Amerikane të Shtetit – njoftoi MPJ – të cilës i ka përsëritur ftesën për të vizituar Tiranën. Zonja Clinton ka premtuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 do jetë për vizitë në Tiranë, shtoi i njëjti burim.

“Në këtë takim të NATO-s po diskutohen tema që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë si Afganistani por edhe çështje të tjera si Paketa e mbrojtjes së Aleancës, partneritetet e Aleancës me shtete të tjera etj. Ky samit është përgatitor dhe mbahet para Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012. Në samitin e Çikagos krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin vendime lidhur me të ardhmen e forcave të Aleancës deri në 2020”, shpjegoi Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja