TIRANE - Jemeni është vendi i rrezikshëm, që renditet i pari në listën e disa shteteve, që Ministria e Jashtme ua sugjeron qytetarëve të mos udhëtojnë.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme, informon se, në faqen zyrtare të këtij institucioni, qytetarët shqiptarë do të gjejnë informacionin e nevojshëm për disa vende që, për shkak të situatës së brendshme, paraqesin rrezikshmëri për jetën e tyre.
Vendet ku nuk sugjerohet udhëtimi, sipas Ministrisë së Jashtme janë:
Jemeni
Republika e Kongos
Afganistan
Libi
Nigeri
Mali
Somali
Algjeri
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme shkruhet: “Shpesh herë harrojmë se udhëtimet mund kthehen në ankth dhe disa herë rrezikojnë edhe jetët tona. Kërcënimi global i sulmeve terroriste dhe rrëmbimet vazhdojnë. Këto kërcënime mund të ndodhin në ndërtesa qeveritare dhe administrative, qendra tregtare, avionë, trena, anije, hotele, vende fetare etj. E parë nga ky këndvështrim, Ministria e Punëve te Jashtme do të dëshironte që qytetarët e Republikës së Shqipërisë, në udhëtimet që ata të zhvillojnë të jenë të sigurt, - thuhet në faqen e ministrisë, ndërsa nënvizohet se këtë informacion për vendet e rrezikshme qytetarët mund ta marrin jo vetëm nëpërmjet internetit, apo burimeve të tjera informuese, por edhe nëpërmjet informacionit zyrtar të ofruar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com