MPJ përshëndet arritjen
e marrëveshjes Kosovë-Serbi

MPJ përshëndet arritjen<br />e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet marrëveshjen e arritur për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, si shprehje e vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes këtyre dy vendeve, dhe si një hap drejt integrimit të Kosovës në BE.

Shprehim besimin se zbatimi sa më shpejt i marrëveshjes IBM dhe marrëveshjeve të mëparshme, të arritura me angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, do të kontribuojnë në funksionimin më të mirë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, në veçanti në kufirin mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dy vendet.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend