TIRANË - Në reagimin e saj, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon shpërthimin që shkaktoi vdekjen e një qytetari të pafajshëm në veri të Mitrovicës.
“Dënojmë dhe cdo akt tjetër dhune që cënon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesës në veri të Kosovës. MPJ bën thirje për qetësi e maturi, për kapërcimin e kësaj situate”, thuhet në deklaratën zyrtare të MPJ-së.
Duke u dërguar ngushëllime familjarëve për humbjen e pësuar dhe shërim të shpejtë të të lënduarve, ministria e jashtme shqiptare shprehbindjen se autoritetet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale.

(aq/shqiptarja.com)