Lojtarët e skuadrës së Interit kanë dominuar formacionin e javës në Champions League pas fitores tyre kundër Milanit me shifrat 2-0 mbrëmjen e djeshme. Plot 9 lojtarë të Interit kanë zënë vend në formacionin e javës të Champions League.
Henrikh Mkhitaryan pas fitores në San Siro ndaj Milanit, u shpall lojtari i ndeshjes duke qenë se shënoi golin e dytë.
Dzeko është gjithashtu në formacion, pasi arriti të shënonte një super gol mbrëmjen e djeshme.
Andre Onana, Denzel Dumfries, Matteo Darmian, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco dhe Hakan Calhanoglu ishin gjithashtu në qendër të vëmendjes nga paneli i UEFA Fantasy Football.
Të vetmit lojtarë në 11-shen më të mirë që nuk ishin të Interit, janë sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior dhe heroi i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.