Kanë përfunduar ndeshjet e treta në grupet E, F, G, H të Champions League. Surprizat e mbrëmjes kanë qenë Juventusi dhe Celsi. Në grupin E, Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me vendasit e Nordsjallend.

Madje me shumë vështirësi ka arritur të barazojë shifrat pasi e kanë nisur në dizavantazh. Ky është barazimi i tretë i bardhezinjve në tre ndeshjet e Champions League. Kampionia e Europës, Celsi ka humbur në Ukrainë me Shaktarin 2-1.

Vendasit kanë dominuar në të gjitha aspektet duke fituar me meritë. Në grupin F, janë shmangur surprizat, pasi Valencia dhe Bayern Mynih kanë fituar. Barcelona në grupin G, me shumë vështirësi ka shënuar në fund me Albën golin e fitores.

Spartaku ka bërë detyrën në shtëpi duke mundur Benfikën. Një ndeshje dramatike ka qenë ajo midis Manchester United dhe Bragës, miqtë kanë kaluar në epërsi të dy golave në fillim, por në fund vendasit kanë arritur të përmbysin rezultatin. Gallatasaray nuk ka shkuar më shumë se barazimi në shtëpi me Cluj-in.

(d.b/shqiptarja.com)