Ndeshja ka nisur gati e barabartë me Kukësin që ushtron pressing dhe Trbzonin që gati nuk I afrohet portës së verilindorëve. Megjithatë do të vinte minuta e 30 kur pas një inkursioni nga e majta të miqve, një prej mbrojtësve kuksianë në rrëshkitje e sipër ka prekur topin me dorë. Albitri nuk ka hezituar por ka treguar menjëherë pikën e bardhë të 11 metërshit. Heshtja ka pushtuar stadiumin kombëtar Qemal Stafa, ndërkohë që Mierzejevski nuk ka gabuar.
Ka qenë një goditje për Kukësin, por megjithatë ata kanë vijuar lojën e tyre, megjithatë pjesa e parë nuk ka pasur më ndryshim. Në pjesën e dytë Kukësi e ka nisur menjëherë me zëvendësim ku në vend të Peqinit ka hyrë Smajli. Megjithatë sulmet tona ndaj turqve nuk kanë rrezikshmëri pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve. Do të vinte minuta e 68 kur pas një krosimi nga e djathta Enrike do të shënonte edhe golin e dytë për miqtë.
Edhe hyrja e Cikalleshit dhe Aliajt nuk ka sjëllë ndonjë të re. Deri në fund loja ka qenë e qetë, pa ndonjë rast për t’u shënuar, ndërkohë që sfida e kthimit për Kukësin bëhet një mision gati i pamundur. Në këtë ndeshje Kukësi luajti me këta lojtarë: Në portë Halili, më pas, Brahja, Hallaçi, Peqini, Malota, Progni, Allmuça, Karabeci, Musolli, Popović, Hoxha.
Ndërkohë në Odesë, Skënderbeu luante përballë Chernomorets. Kampionët hynë në fushë me këtë përbërje: në portë Shehi, pastaj Ademir, Rads, Gvozdenovic, Arapi, Tomic, Lilaj, Orelesi, Abazi, Muzaka, Ribaj. Pjesa e parë ka qenë e barazpeshuar, megjithë një epërsi të vendasve, megjithatë korçarët kanë arritur ta nxjerrin në barazim. Në pjesën e dytë ka vijuar përpjekja e kampionëve të Shqipërisë për të marrë të paktën një barazim, përballë sulmeve të vendasve.
Megjithë të minutën e 75, Gai ka mposhtur portierin tonë Orges Shehi. Për 15 minuta ka vijuar dueli me sulmet e vazhdueshme të vendasve dhe mbrojtjen e shqiptarëve, por deri në fund nuk ka pasur më asnjë gol tjetër. Me këtë rezultat të ngushtë, Skënderbeu do të luajë shanset e tij në ndeshjen e kthimit pas një jave në Shqipëri. Nëse arrin të kualifikohet, atëherë ai do të bëhet pjesmarrësi I parë shqiptar që hyn në fazën e grupeve, duke përfituar përveç famës edhe një bonus të mirë nga UEFA dhe e drehta televizive.
REZULTATET E NDESHJEVE EUROPA LIGË
Aktobe Dynamo Kiev 2-3
Tbilisi-Totenham 0-5
Jablonec-Betis 1-2
Kuban-Feynord 1-0
Atromitos-AZ Alkmar 1-3
Minsk-Standart Liege 0-2
Maçabi-Astra 2-0
Esbjerg-ST Etien
Lajmi u përditësua
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)