Catriona Gray është bukuroshja e cila u shpall zyrtarisht femra më e bukur në planet. 24-vjeçarja nga Filipine ka mposhtur 93 konkurrente dhe ka rrëmbyer kurorën e Miss Universe 2018, kompeticion i cili u mbajt në Bangkok të Tajlandës. Miss Afrika e Jugut, Tamaryn Green zuri vendin e shoqërueses së parë dhe Miss Venezuela, Sthefany Gutierrez ishte shoqëruesja e dytë.
Gray u lind në Queensland nga një baba australian dhe nënë filipine. Ajo ka më shumë se gjysmë milioni njerëz që e ndjekin në Instagram dhe njihet si një prezantuese televizive dhe modele. Catriona është e katërta që fiton kurorën për Filipinet Ajo që tërhoqi vëmendje të madhe në këtë garë bukurie ishte edhe Miss Spanja, Angela Ponce, e cila është konkurrentja e parë transgjinore në historinë e “Miss Universe”.
"Miss Spain", Angela Ponce
“Unë po tregoj se gratë transgjinore mund të jenë gjithçka: mësuese, nëna, mjeke, politikane, madhe edhe Miss Universe,”- tha Ponce që nuk u klasifikua në Top20. Ndërkohë Shqipëria përfaqësohej me Trejsi Sejdinin, e cila deri para pak ditësh kryesonte sondazhet online për nga audienca që fitoi. Bukuroshja shqiptare fitoi çmimin "Kostumi më i mirë kombëtar", ku Missi shqiptar u shfaq e veshur me fustan të kuq dhe të zi si ngjyrat e flamurit.