Mrekullia, doktorët në SHBA
kurojnë fëmijën e lindur me HIV
Mjekët në SHBA thonë se kanë arritur të kurojnë me sukses një fëmijë të lindur me virusin HIV. Doktorët besojnë se vogëlushi i cili aktualisht është 2 vjeç e gjysëm nuk ka më nevojë për mjekim kundër HIV, bën një jetë normale, dhe nuk ka gjasa që të infektojë të tjerët.
TIRANE- Mjekët në SHBA thonë se kanë arritur të kurojnë me sukses një fëmijë të lindur me virusin HIV. Kjo është hera e parë që prej dokumentimit të sëmundjes me HIV/ AIDS.
Doktorët besojnë se vogëlushi i cili aktualisht është 2 vjeç e gjysëm nuk ka më nevojë për mjekim kundër HIV, bën një jetë normale, dhe nuk ka gjasa që të infektojë të tjerët.
Megjithëse stafi mjekësor dhe shkencëtarët ende janë të paqartë se përse trajtimi mjekësor ishte i efektshëm, suksesi i papritur ka rritur shpresat që terapia mund të ndihmojë doktorët të çrrënjosë virusin nga fëmijët e porsalindur. Vogëlushi është mjekuar sapo ka lindur.
Doktorët nuk kanë bërë publike emrin apo nëse fëmija është djalë apo vajzë me qëllim të ruajë indentitetin e pacientit por kanë thënë se fëmija ka lindur dhe jeton në shtetin e Missisipit. Detajet janë zbuluar të dielën në një konferencë mjekësore në Atlanta.
Doktor Hannah Gay, e cila u kujdes për fëmijën në Qendrën universitare të Missisipit i tha "the Guardian" se kemi të bëjmë me rastin e parë kur një kurë vepron në një fëmijë të infektuar me HIV. Një pacient është kuruar tërësisht nga virusi HIV kur analizat tregojnë se virusi është negativ, por ka mundësi që një sasi e vogël e këtij virusi të mund të mbesë në trupin e pacientit.
Tani, pas të paktën 1 vit nga përfundimi i kurës, analizat më të sofistikuara tregojnë se në gjakun e fëmijës nuk ka më virus”- thotë Gay.
Ne presim që ky fëmijë të ketë shanse të mëdha për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Ne shpresojmë që ky mjekim të ketë të njëjtin rezultat në shumë fëmijë të tjerë” - tha ajo.
Në Afrikë janë rreth 387 500 fëmijë nën moshën 14 vjeç që mjekohen kundër HIV. Në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë numri i fëmijëve me HIV është 1200. Në Shqipëri numri në total i të prekurve nga virusi është 555: 70% (390 raste) janë meshkuj 30% (165 raste) janë femra, 5% e rasteve janë diagnostikuar në moshë fëminore 0-15 vjeç
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02