Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një urim me rastin e Pashkës ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolikë e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj.

Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson.

“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj: Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë! U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”, shkruan Begaj krah postimit në rrjete sociale.


Lajmi kryesor:

Shpresë e ripërtëritje, politika uron Pashkën për besimtarët ortodoksë! Begaj: Drita e pranisë së Zotit ndriçoftë me besim