Mrekullia me 1-vjeçaren që zgjon
shpresat për kurimin e kancerit

Mrekullia me 1-vjeçaren që zgjon<br />shpresat për kurimin e kancerit
Mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë 1-vjeçares Layla Richards pasi ishte e sëmurë me kancer. Por kjo vogëlushe sfidoi vdekjen e tani mjekët e kanë quajtur një mrekulli.

Layla Richards është i pari person në botë që ka përfituar nga një teknikë e re e editimi të gjeneve, e zhvilluar nga spitali "Great Ormond Street", e cila manipulon qelizat imune për të luftuar qelizat kancerogjene. Fillimisht kjo terapi është testuar tek minjtë. Ndërkohë, kjo mënyrë revolucionare kurimi pritet të zgjojë shpresat te mijëra familje.

Nëna e vajzës, Lisa Fole  tha se ajo refuzoi që të dorëzohet dhe tentoi gjithçka për të shpëtuar jetën e të bijës. Layla ishte vetëm 14 javëshe kur u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike, që është forma më e zakonshme e leucemisë tek fëmijët.  27-vjeçarja shprehet, se mjekët kishin thënë se sëmundja e saj ishte në formën më agresive që kishin parë ndonjëherë. Ajo iu nënshtrua kimioterapisë dhe një transplantit të palcës së kockave. Por disa javë më vonë, kanceri u rikthye.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar