SHBA – Ky është rasti i rrallë i një fëmije që ka lindur me një sëmundje të rrallë që quhet “Ectopia Cordis”.
Vajza e quajtur Audrina ka lindur me zemrën jashtë kraharorit, por vazhdon të jetojë pas ia ka dalë mbanë ndërhyrjes kirurgjikale.

Mjekët i kanë vendosur vajzës së vogël një mburojë rozë për të mbrojtur zemrën e saj gjatë kohës që rritet. Pas kësaj, vogëlushja do të bëjë një jetë normale si gjithë fëmijët e tjerë.

Pasi mjekët janë siguruar për shëndetin e vajzës tre muajshe, ajo doli nga spitali dhe ka shkuar në shtëpi me mamanë e saj.

Sëmundja prek vetëm një në tetë milionë vetë dhe nëntë nga dhjetë të prekurit nga sëmundja vdesin brenda tre ditëve.

(v.gj/shqiptarja.com)