Brazili nuk shkon më shumë se një barazim përballë Meksikës duke mos arritur që të thyejë portierin  Ochoa. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rrjeta të paprekura.

Brazili insistoi pa fund për të gjetur rrugën e golit me Neymar, Fred, Oscar dhe Marcelo, por nuk arritën që të finalizonin me sukses para portës duke humbur disa mundësi të arta për të shënuar.

Edhe Meksika arriti që të krijonte mundësi të pastra, por portieri brazilian dhe mbrojtja me Silën dhe Luiz ishin në lartësinë e duhur duke mos lejuar asnjë rast të rrezikshëm. Pjesa e dytë nis aty ku përfundoi e para me sulme dhe kundërsulme të shpejta nga të dy krahët duke ëvrtetur deklaratën e Skolarit para ndeshjes se Meksika përballë Brazilit luan gjithmonë fort.

Në pjesën e dytë Skolari fut në lojë Jo, Bernard dhe Uilliam duke zhvendosur ekipin të gjithë në sulm për të gjetur golin e avantazhit, por deri në fund nuk arriti një gjë të tillë duke u dorëzuar përballë forcës së Meksikës dhe pranuar barazimin e parë në botëror pas fitores me Kroacinë.

Pas kësaj ndeshje Brazili dhe Meksika ndajnë vendin e parë në grup me nga 4 pikë në dy ndeshje, ndërsa pritet se cfarë do të ndodhë me Kroacinë dhe Kamerunin. Nëse Kroacia do të fitojë ndeshjen me Kamerunin në fund do të vendosë gjithçka përballë Meksikës në ndeshjen direkte për të kaluar grupin.

Ndërsa kalimi i grupit nga Brazili nuk vendoset në diskutim, pasi ndeshjen e fundit e zhvillon përballë modestëve të Kamerunit që kanë më pak shanse për të kaluar grupin.


d.b/shqiptarja.com