TIRANE - Pasta e dhëmbëve nuk është e nevojshme vetëm për t’u kujdesur për higjienën e gojës, por edhe për shumë funksione të tjera. Ekspertët bëjnë me dije se gjen përdorim në shumë fusha pasta e dhëmbëve. Largon aromat e pakëndshme në duar. Largon njollat: Pasta për dhëmbë mund të largojë njollat e vështira nga veshjet dhe qilimat. Për rroba, aplikoni pastën drejt në njolla dhe fërkoni fort, derisa të hiqet njolla, pastaj lajini si zakonisht.
Largon puçrrat: Vendosni pak pastë në to, para se të shkoni të flini. Lëreni të veprojë gjithë natën dhe në mëngjes shpëlajeni. Largon njollat e errëta nga hekuri: Te hekuri me ngjyra pas një kohë shfaqen njollat e errëta. Ato do t’i largoni lehtë me pastën për dhëmbë.
U kthen shkëlqimin stolive tuaja prej argjendi apo dekorimeve të tjera nga argjendi. Largon gërvishtjet në CD: Aplikoni një shtresë të hollë të pastës në CD dhe fshijeni lehtë. Pastaj pastroni me peshqir të pastër.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com