MSH: Check-up i kursen
Shqipërisë 125 mln $ në 10 vjet
125 milonë dollarë do të kursejë shoqëria shqiptare, nga programi falas i kontrollit bazë në moshën 40-65 vjeç në 10 vitet e ardhshne, si dhe do të parandalohen 450 vdekje. Ky është përfundimi i dalë nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në praktikat ndërkombëtare.
Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim ekonomik për shoqërinë, sepse kursen shpenzimet e ardhshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor. Në këtë përfundim ka dalë Ministria e Shëndetësisë, duke marrë si referencë praktikat ndërkombëtare.
Në një njoftim për shtyp, MSH ka bërë një llogari të kursimeve që do përfitohen nga programi i kontrollit falas 40-65 vjeç, e cila për 10 vjet do të kursejë 125 milionë dollarë si dhe do të parandalojë 450 vdekje.
“Bazuar në të dhëna që vijnë nga përvoja botërore, p.sh., nga analiza e kosto-përfitimeve të NHS (National Health Service - Shërbimi Kombëtar i Kujdesit shëndetësor në Angli), të vendosura në kontekstin shqiptar, me kurs këmbimi PPP (Purchasing Power Parity), rezulton se, me Programin e Kontrollit Bazë Pa Pagesë 40-65 vjeç, do të arrihet të kursehen kosto për shpenzime shëndetësore rreth 125 milionë dollarë në 10 vjet, si dhe do të parandalohen 450 vdekjeve të parakohshme,” thuhet në njoftimin e MSH-së.
"Kostoja totale e programit pritet të jetë 64 milionë dollarë në 10 vjet dhe jo 120 milionë euro, siç është pretenduar nga zëra publikë", sqaron Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa përfitimet totale nga programi pritet të jenë 189 milionë dollarë. Pra, kursimi neto pritet të jetë 125 milionë dollarë në 10 vjet
Pas fillimit më 1 prill 2015, dhe një periudhe konsolidimi dy-mujore, në periudhën qershor–dhjetor 2015, kontrollin e kanë bërë 210 mijë vetë (mesatarisht 30 mijë në muaj). Në vitet në vazhdim, pritet që kontrollet t’i kryejnë mbi 43 mijë persona në muaj.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se 18% e personave që kanë bërë kontroll vuajnë nga tensioni i lartë arterial pa e ditur këtë gjë. Ndërkohë rreth 4% e pacientëve që ishin me diabet, nuk e dinin se e kishin këtë sëmundje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12966
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku
12 Janar, 16:27
-
Bie numri i lindjeve në rrethe, drejtoresha e maternitetit në Fier: Shkak godina e rrënuar, s’ka tualete! Mjeku gjinekolog në Elbasan: Ndikon dhe emigracioni
12 Janar, 16:16
-
Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse
12 Janar, 16:06
-
Dëbora në Dibër/ Automjetet bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore! Qarku pa drita për një orë (VIDEO)
12 Janar, 15:49
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24