TIRANË - Ligji i ri antiduhan, parashikon masa të forta ndëshkuese duke filluar gjobë 50 mijë lekë për përdoruesit, deri në 5 milion lekë për importuesit. Ministri Ilir Beqaj duke prezantuar projektligjin në komisionin e shëndetësisë, premtoi zbatimin në terren. Ky është projektligj i 3-të që prezantohet për ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet publike.
Ministria e shëndetësisë ka prezantuar masat e reja për projektligjin antiduhan, kreu i shëndetësisë Ilir Beqaj, bëri një paraqitje të shkurtër të nismës së re. Por fillimisht theksoj se problem ka qenë moszbatimi ligjit, mosvjelja e gjobave, dhe dështimi në bërjen e një fushate antiduhan. Ministri tha se nisma e re forcon masat ndëshkuese, duke filluar me gjoba deri në 5 milion lekë dhe sekuestrim I produktit. Por ndalon përdorimin e duhanit në çdo hapësire publike.
“Për duhanpirësit tradicionalë përsa kohë ka një konventë që ne kemi miratuar. Në konventë thuhet se shtetet që kanë firmosur konventën nxiten që në ambientet e mbyllura ta ndalojnë në këtë linjë po vazhdojmë. Përgjithësisht shtetet që kanë tentuar të ndërmarrin hapa të ndërmjetëm nuk kanë pasur sukses në uljen e nivelit të duhanpirësve në popullatë.”-tha Beqaj
Deputetët e mbështetën njëzëri këtë nismë, por u shprehën pesimistë për zbatimin në terren. Ndër masat e reja janë ndalimi I pirjes së duhanit, në çdo ambient publik, listës I janë shtuar edhe çerdhet. Gjobat rriten deri në 5 milionë lekë, për subjektet që lejojnë shitjen e produktit te personat nën 18 vjeç, dhe gjoba nga 50 mijë lekë për përdoruesit, 500 mijë për pronarët e lokaleve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO