MSH i përgjigjet PD-së: E latë
Shëndetësinë në gjendje katastrofike

MSH i përgjigjet PD-së: E latë<br />Shëndetësinë në gjendje katastrofike
Pas deklaratave të kreut të Departamentit të Shëndetësisë së PD Tritan Shehu, ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë.

MSH i quan mjerane dhe cinike deklaratat e Shehut në reagimin e saj dhe shton se PD i bllokoi “specializimet për 4 vjet​​ ​me radhë, ndërkohë që Rilindja vetëm në 2 vjet e gjysmë ofroi 477 të tillë”.

“Është e mjerueshme dhe cinike, që drejtuesit e shëndetësisë që e dorëzuan shëndetësinë shqiptare në një gjendje katastrofike në shtator 2013, marrin guximin të flasin për mbrojtje të dinjitetit të personelit shëndetësor. Po si mund të flasim për dinjitet dhe kualifikim të personelit shëndetësor kjo parti që na la trashëgimi 4 vjet boshllëku të pajustifikueshëm në trupën e profesionistëve në vend! Po si mund të flasin për specializim dhe hapje shërbimesh të reja, kur lanë pas një sistem i cili bazohej vetëm mbi kriterin e militantizmit politik partiak, si i vetmi kriter pa konkurrim vlerash morale, profesionale, organizuese e drejtuese në karrierën e tyre, si dhe lëvizjet e shpeshta dhe ndryshimi frekuent të stafit administrativ, që jo vetëm nuk mund të garantonin vazhdimësi, por dëshmonin për mungesë rregulli dhe mungesë të thellë organizimi në institucionet shëndetësore”, thuhet në reagimin e MSH-së.

“Po si mund të flasin për ngritje shkencore, kur e vetmja ngritje që solli kjo parti ishte ajo e kuotës së paarritshme deri në 30 mijë euro e pagesës për sigurimin e së drejtës për specializim në tregun e zi të influencës partiake dhe klienteliste. Ndërkohë që, vetëm në 2 vjet e gjysmë, Rilindja siguroi rifillimin e 477 specializimeve të reja dhe kaq të munguara në mjekësi, në një proces përzgjedhjeje krejtësisht transparent dhe në bazë të meritës. Po ashtu, a nuk ishte Rilindja që ofroi 100 mijë lekë shtesë çdo muaj për mjekët që do të ushtrojnë profesionin larg zonës së tyre të banimit, me synimin për të stimuluar bluzat e bardha që të shkojnë edhe në zonat e thella, që shpesh herë braktisen nga mjekët? Ashtu siç e bëmë të qartë edhe më herët lidhur me raportime të painformuara në media, qeveria nuk ka miratuar asnjë vendim për të kërkuar borxh për sigurimin e parave përmes fondit rezervë të sigurimeve shëndetësore, apo aq më tepër, të ketë marrë një vendim të tillë si pasojë e krizës financiare”, vijon reagimi.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan