MSH: Përbaltja e PD nuk na
ndal në luftën kundër kancerit

MSH: Përbaltja e PD nuk na<br />ndal në luftën kundër kancerit
Pas deklaratës së Albana Vokshit për mungesë  të pajisjeve në Spitalin e Onkologjikut, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Shëndetësisë thotë se PD ishte sot tek Onkologjiku, kundër çdo rregulli të etikës dhe deonotologisë me kamera në ambientet kurohen pacientët në gjendje të rënduar.

Sa i përket akuzave të PD-së, për mosfunksionimin e pajisjeve në këtë repart, MSH thotë se kobaltoterapia nuk është ndërprerë në asnjë moment duek shtuar se  në shërbimin e Onkologjisë është vënë në funksionim ECHO e re, me një vlerë rreth 25 mijë euro.

Sa i përket numrit të kimioterapive që zhvillohen në ditë në spitalin e Onkologjikut, Ministria  e Shëndetësisë jep këtë sqarim: Një mjek kryen nga 6 deri në 12 seanca kimioterapie në ditë, ndërkohë që të gjithë mjekët bashkë kryejnë rreth 80 seanca në ditë. Sigurisht, po të pyesësh një mjek të vetem ai të jep përgjigje vetëm për seancat që bën ai vetë.

Ndërsa lidhur me pajisjen e trajtimit  të kancerit të qafës së mitrës, MSH pranon se ajo nuk funksionon prej 3 vitesh pasi nuk ofrohet askush që ta mirëmbajë.

Në njoftimin e MSH thuhet po ashtu se jo më larg se dje, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike përgëzoi Shqipërinë për rikonfirmimin  e angazhimit të saj në luftën kundër kancerit, duke financuar 700,000 euro dhe duke ndarë koston me IAEA për Akseleratorin e dytë Linear në shërbimin e Onkologjisë në QSUT.

"E pavarësisht gjithçkaje, shpifjet dhe përbaltja nuk e ndalin angazhimin tonë në luftën kundër kancerit, kur vetëm në 2 vjet e gjysëm kemi mundur të realizojmë aq sa nuk janë bërë në 25 vjet," përfundon njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan