Mshirë, bij bastardë të etërve dinakë!!!

Mshirë, bij bastardë të etërve dinakë!!!

Xhisiela Maloku

Mshirë për vajzën nga Nikla e Tapizës së Fushë Krujës, që kam trishtim ti përmënd emrin. Mshirë, ju dinakë majtas e djathtas, ju të shtirur, të kapur, të lëpirë, të sipërfaqshëm.

Ju që kuisni vetëm kur lajmi ka marrë dhënë, por ndërkohë që ngjizet dhe ndodh, ju nuk jeni. Ka dekada që nuk jeni. Ju që gratë tuaja të simboleve i keni shëmbëlltyrë të prostitucionit të karkaterit, të shtirjes, nënshtrimit ndaj dhe përfitimit material, jo moral.

Vajza nga Nikla është një ndër mijëra, të abuzuarat, të manipuluarat, të tmerruarat, të vdekurat për së gjalli. Në katundet shqiptare vlon inçesti, abuzimi, poshtrimi, vrasja dhe vetvrasja në masë e femrës shqiptare.

Ju në momentin që rezulton që abuzuesi është pjellë e politikës atëherë pëllisni, po ku ishit ju deri tash ? Kur abuzuesi ishte babai i një prej vajzave të vetvrara po në Nikël dhe kaluar në heshtjë në këtë shtet hipokrit ( se gjoja nuk duhet reklamuar se shtohen rastet) ku ishit Ju ? Për qindra vajza e gra që dhunohen psiqikisht, ekonomikisht, fizikisht, ku ishit, ku jeni ?! Historia dhe shteti nuk funksionon me emocinet e serisë së fundit të telenovelës tragjike të vajzës nga Nikla. Historia shkruhet pak nga pak, që kur lind vajza, vajzat, femrat shqiptare, politikat emancipuese, arsimore, ekonomike (pasi vetëm ajo ja ngre pavarësinë, dinjitetin dhe kurajon gruas), legjislative.

Ju bëni gjyqin e historisë duke përjashtuar veten. Të heshtin, të heshtin sidomos jastëkët e shëmtuar të zbukurimit të kësaj klase të fëlliqur politike, që për fat të keq janë gra !!!

Mshirë për vajzën nga Nikla e Tapizës së Fushë Krujës, mshirë, por ajo është një ndër mijëra, në dekada e tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veritas: 02/10/2018 09:49

    ...Enver Hoxha....dhe Republika Popullore Socialiste e Shqiperise...,i dha Dinjitet dhe Barazi Vajzes dhe Gruas Shqiptare....!!..Te rrime" shtrember..por te flasim drejt..

    Përgjigju
    • O Veritas: 02/10/2018 12:26

      O veritas, lexo ca libra njehere per kohen qe ke jetuar. Shih si vendoseshin grate para nenshtrimit dhe degdiseshin neper fshatra vetem se nuk pranonin te shkonin apo martoheshin me bijte e funksionareve te larte shteterore. E njejta gje po ndodh dhe tani. Kshuqe leri propagandat, po mendo per te ardhmen e familjes se do ua zere Partia kshu sic e kane nisur keta.

    • One: 02/10/2018 11:00

      Aha akoma te Enveri! Ka akoma nostalgjike qe nuk kane hapur mendjen te kuptojne sesi duhet te ecim perpara dhe cfare modeli duhet te jetesojme qe ti japi njeriut dinjitet dhe mireqenie. E gjithe kjo kulture dhe kaste politike eshte vazhdim dhe rrjedhoje e sistemit hoxhist. Nuk do eci vendi perpara pa i kuptuar plaget e trashguara dhe te kuptoje sesi ato mund te sherohen.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë