MTKRS në bashkëpunim me Këshillin e Europës (EPAS- Marrëveshja e Pjesshme e Zgjeruar në Sport ) organizoi për herë të parë në Shqipëri Seminarin mbi Infrastrukturën Sportive. Të pranishëm ishin përfaqësues nga struktura sportive nga Mali i Zi, Kosova, Serbia si dhe përfaqësues nga federatat sportive shqiptare, klubet sportive, Komiteti Olimpik Shqiptar, Agjensia e Shërbimit të Sportit, Universiteti i Sporteve, pushteti vendor,etj.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi ndër të tjera shtoi se: “Tema e përzgjedhuar për këtë seminar që do të zhvillohet këto dy ditë në Tiranë, mbart rëndësi të veçantë në kuadrin e zhvillimit të sportit Shqiptar.
Gjatë viteve të fundit MTKRS ka vënë theksin në përmirësimin e infrastruktuës sportive si bazë e rritjes së numrit të ushtruesëve në sport si dhe një nga kushtet kryesore për rritjen e cilësisë sportive”.
“Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës prej vitit 1995, tha Z.Bumçi. Ajo ka ratifikuar rreth 76 konventa ndër të cilat edhe Konventat që lidhen me sportin dhe lëvizjen sportive, siç është Konventa Europiane Kundër Dhunës në Sport, Konventa Europiane Antidoping, e cila synon bashkëveprim të autoriteteve publike dhe organizatave sportive për pakësimin e mënjanimit të mundshëm të dopingut në sport, në Marrëveshjen e Pjesshme të Zgjeruar në Sport (EPAS), krijuar në Maj 2007, e cila ofron një platformë bashkëpunimi midis autoriteteve publike dhe lëvizjes sportive. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com