Përpara se të fitonte çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2012 këngëtarja Rihana hapi spektaklin e së enjtes mbrëma me dy këngët e saj tanimë të shndërruara në hit. Në nisje ajo performoi me "Love it" dhe më pas "We found Love" ndërsa rrëmbeu trofeun e videos më të mirë të vitit. Pas saj, në skenë u ngjit Pink e cila e veshur me një kostum me ngjyra kuqezi këndoi "Blow Me".
Frank Ocean i cili vetëm së fundi zbuloi se ka krijuar një marrëdhënie brenda të njëjtit seks ishte pika më e qetë e mbrëmjes ndërsa këndoi "Thinking About You". Djemtë britanikë të "One Direction" dominuan me tre çmime ndërsa kënduan hitin ndërkombëtar "One Thing" që shkaktoi ovacione në radhët e adoleshentëve. Në skenë u ngjitën edhe reperët Lil Wayne dhe 2 Chainz ndërsa mbylljen e bëri Alicia Keys me "Girl on Fire" dhe Taylor Sëift me "We are Never Ever Getting Back Together". Në përfundim të vlerësimit video më e mirë e vitit shkoi për Rihanën; video më e mirë pop për bandën e "One Direction"; video më e mirë rock për "Coldplay"; video më e mirë hip-hop i shkoi Drake feat Lil Wayne.
Trofeun e artistit më të mirë e mori "One Direction", video më e mirë për këngëtare femër i shkoi Nicki Minaj ndërsa për meshkuj e mori Chris Brown. Demi Lovato mori çmimin për videon me mesazhin më të mirë me hitin "Skyscraper".
/Shqiptarja.com