“M’u dogj i gjithë trupi, duhej gjaku i…” Jeta e Erjolës plot vuajtje dhe drama: Më ka dhunuar ish-partneri

“M’u dogj i gjithë trupi, duhej gjaku i…” Jeta e Erjolës plot vuajtje dhe drama: Më ka dhunuar ish-partneri

Erjola Doci

Në spektaklin e mbrëmshëm është transmetuar jeta personale e Erjola Doçit, e cila ishte mjaft prekëse.

Me Lot në sy ajo ka treguar kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar pas humbjes së babait të saj.

Gjithashtu ka treguar se ka qenë në një lidhje toksike me një person i cili e ka dhunuar atë psikologjikisht dhe fizikisht dhe për këtë arsye ajo ka tentuar edhe të lëndojë veten.

“Në moshën 3-4 vjeçare mu dogj gjithë trupi. 97% mund të isha e vdekur. I vetmi gjak që mund të më shpëtonte ishte i babit. Ai më ka dhuruar një jetë të dytë. I them faleminderit Zotit se ka njerëz që nuk arritur ti thonë baba dikujt. Më ka marrë malli kur më thërriste Lolita e babit, më jepte siguri. Kur babai im ndërroi jetë, humba forcën time më të madhe. Nuk e prisja që një vajzë kaq e vogël do të kthehej në një grua. Për një familje me 4 vajza, jeta e mamit ka qenë me të zeza. Mërzitem që kam kaluar shumë pak kohë me nënën time.

Amaneti i fundit që babi la ka qenë atë gocë mos ma prekni me dorë. Kam qenë e lidhur. Ka qenë një dashuri e pamundur reciproke, por aq toksike saqë theu shumë gjëra në jetën time. Kam përjetuar dhunë psikologjik, verbale dhe fizike.

Këto veprime vinin si pasojë e xhelozisë, e punës time në televizion. Vetja më dukej e shëmtuar kalova në depresion por më duhet të dilja të buzëqeshja para kamerave.

Kam dashur t’i bëj vetes keq por më dilte fytyra e familjes time para. Dua të kthehem edhe njëherë në Erjolën time si vajzë. Kam lejuar një njeri të shtypi dhe të ndrydhi ndjenjat e mia, por unë jetoj për ty mami. Të dua shumë.’ – tha Erjola Doçi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 13/03/2024 13:17

    Ca thua mo, e ka dhunuar partneri kete. Po cili partner se kjo punon poshte e larte dhe e njef gjithe Tirana dhe me gjere se cfare malli eshte. Do ishte me e drejte te tregonte me ke shkon ne Top Channel qe e futen ne BB se keto pallavrat e saj i hane vetem ata qe se njofin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut