'M’u hiq sysh', dy banoret e Big Brother VIP sherr për pulat në kuzhinë

'M’u hiq sysh', dy banoret e Big Brother VIP sherr për pulat në kuzhinë

Dy banoret e Big Brother Vip Albania, Ilnisa Agolli dhe Erjola Doçi kanë pasur një tjetër përplasje në kuzhinë.

Shkak u bënë pulat që po gatuante për drekë Erjola, që sipas Ilnisës duhet të jenë për të gjithë banorët. 

Debati i plotë

Ilnisa: Dy pula nuk mund t’i bësh për disa banorë, se kur kemi bërë dy pula, i kemi ndarë me të gjithë banorët

Erjola: Edhe ti po bën pite për veten tënde, nuk po të flet kush

Ilnisa: Nuk ka lidhje, po bëhet dreka

Erjola: Më lër të bëj çfarë të dua

Ilnisa: Po bëhet dreka dhe po përdor dy pula

Erjola: Do futesh në debat

Ilnisa: Dy pula i kemi ndarë me të gjitha

Erjola: Gatuaj, merre thikën e tiganin

Ilnisa: Duhet ndarë me të gjithë

Erjola: Vazhdo, bukën mos ma përmend

Ilnisa: Po përjashton ti banorë të tjerë? Dy pula duhet të ndahen me të gjitha

Erjola: Ik o Ilnisa, qërrohu, m’u hiq sysh

Ilnisa: Kështu mund të flasësh, se me njerëzit që rri dhe me xholin si je dhe mënyrën si të pëlqen të përdoresh, patjetër nuk pres ndonjë mençuri

Erjola: Nuk më intimidojnë llafet e tua fare. Shko mbrapa Eglës në pishinë, atë bëj. Qepju si rrodhe nga mbrapa, si majdanozi pas këpucësh

Ilnisa: Nuk je ti personi i duhur, megjithatë të bëftë mirë.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë