Reperi Kanye West ka rënë gjithmonë në sy për mbështetjen që i ka dedikuar Presidentit Donald Trump. Mirëpo mesa duket ai është penduar për këtë gjë dhe ka vendosur të tërhiqet.
Anye deklaroi në Twitter se është lodhur me punët e shtetit dhe ka vendosur të tërhiqet.
“Po e largoj veten nga politika dhe po fokusohem tërësisht në të qenurit kreativ. Mbështes punët kreative dhe mundësitë që iu ofrohen njerëzve të cilët kanë më shumë nevojë, mbështes reformën e burgjeve dhe këdo që rrezikon për të na mbrojtur. Unë besoj në dashuri dhe dhembshuri për njerëzit që kërkojnë azil dhe prindërit që luftojnë për të mbrojtur fëmijët e tyre nga dhuna dhe lufta,”- shkruan ai në një postim duke nënkuptuar se është kundër politikës që po ndjek Trump.