Muaji antikancer, Onkologjiku
pa ilaçe, bllokohet radioterapia

Muaji antikancer, Onkologjiku<br />pa ilaçe, bllokohet radioterapia
TIRANE- Muaji i luftës kundër tumoreve e gjen spitalin e vetëm publik në gjendje të mjerueshme. Mungesat me medikamente dhe aparatura për të sëmurët me tumore tek Onkologjiku kanë prekur fundin. Pjesa më e madhe e medikamenteve mungojnë dhe bëhet fjalë për ilaçe të skemës së trajtimit të tumoreve, të cilat duhet të jenë domosdoshmërisht në këtë spital. Mjekët shpjegojnë se nëse një person i prekur nga tumori ka nevojë për tre ose katër medikamente për të luftuar sëmundjen, spitali mund t’i sigurojë vetëm një, ndërsa të tjerët duhet ti blejnë vetë në privat.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, njëra prej aparaturave të kobaltit ka dalë prej kohësh jashtë përdorimit, duke bërë që të sëmurët të presin radhën vetëm tek një aparaturë. Në të kundërt duhet t’i drejtohen spitaleve private, ku tarifat janë në shifra shumë të larta. Situata është pranuar edhe nga shefi i këtij shërbimi, Agim Sallaku, i cili ka përfituar nga vizita e ministrit të ri të Shëndetësisë, Ilir Beqja për t’i kërkuar atij që të ndërhyjë për ti dhënë fund kësaj situate dramatike.

"Buxheti ka qënë mjaft i vogël për të plotësuar nevojat normale të pacientëve tanë. Problematika e spitalit onkologjik që është qendra e vetme referente, sepse ka probleme me radioterapinë, me kirurgjinë, dhe ka mjaft analiza që këtu nuk bëhen dhe që duhen bërë", - i ka thënë Agim Sallaku, dje ministrit të Shëndetësisë.

Përballë kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqja. Ai ka pranuar problemet me ilaçet dhe aparaturat, ndërkohë që ka premtuar zgjidhje të menjëhershme të kësaj problematike. "Duke filluar që më buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë shumë më tepër fonde për citostatikët. Prej disa ditësh aparati kobaltoterapia nuk ka punuar për fat të keq, por do vijnë specialistët nga jashtë për rregullimin e tij. Ndërkohë që nga dita e nesërme (sot) specialistët e ministrisë së Shëndetësisë do të vijnë për të parë se çcfarë problemi ka konkretisht aparati i kobaltit dhe se sa mund të jetë kostoja e riparimit të tij.

Nga janari ky aparat që është unik në Shqipëri, të mund të kemi një kontratë mirëmbajtjeje, e cila do të jetë një vjeçare"-  ka deklaruar ministri Beqja. Në planet e afërta të shëndetësisë, sipas ministrit Beqja është edhe hartimi i masave antikorrupsion mes bluzave të bardha.  

Buxheti
Ndonëse numri i pacientëve ka ardhur në rritje dhe kërkesat për medikamente gjithashtu, nuk ka ndodhur me buxhetion që i jepet këtij spitali për tëë blerë citostatikët. Madje buxheti i ëktij spitali është përgjysmuar krahasuar me atë të 2009. Më konkretisht, nëse në vitin 2009, buxheti i onkologjikut për barna ka qenë 5.6 milionë dollarë, buxheti i 2013-ës për këtë qëllim ëhstë vetëm 2.7 milionë dollarë. Ndërsa sipas përllogaritjeve që kanë bërë shefat e këtij shërbimi, për të mbuluar të gjitha nevojat me medikamente ky spital ka nevojë për një 8.5 milionë euro
 
Kushtet
Jo vetëm pa ilaçe, por edhe kushte të mjerueshme
Spitalet nuk vuajnë vetëm për medikamente dhe aparatura, por ata nuk u ofrojnë pacientëve as një dhomë shtrimi normale. Kështu dhomat e shtrimit të pacientëve të katit të katërt të Onkologjikut janë në kushte skandaloze, gjithë lagështirë. Ndërsa e njëjta dhomë në katin e pestë është mbyllur, pasi kishte dalë komplet jahstë funksioni. Kjo pasi firma që ka bërë punimet për rikonstruksionin e godinës së këtij spitali më 2005-ën nuk ka vendosur tubat e kullimit të tarracës nga shirat, kështu që ata dershen lirisht në faqen e murit dhe pëërmbysin dhomat e pjesë së brendshme të onkologjit.
 
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Luan Baçi deklaratë para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec Bufi

Luan Baçi deklaratë para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec Bufi