Muaji i festave “Tirana Dhuron”, Veliaj: Të zgjojmë ndjenjën e solidaritet, qendrat sociale vakte të ngrohta për familjet në nevojë (FOTO)

Stina e festave nuk është vetëm një moment për të festuar, por edhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit, sidomos për njerëzit në nevojë. Tashmë është bërë traditë, në muajin dhjetor Bashkia e Tiranës organizon një sërë nismash për t’iu gjendur më pranë me një vakt të ngrohtë, ushqime dhe veshje.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë iu bashkuan Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra dhe veshje, të cilat do të dërgohen pranë qendrave sociale, kopshteve dhe shkollave. Ndërkohë, aktivitetet vijuan më tej me drekën në qendrat sociale.

“Tirana vërtetë ka 1 milion halle, por ka edhe 1 milion mundësi për të qenë solidarë, bashkëpunues dhe ndihmues. E kemi kthyer në traditë në Tiranë, muaji dhjetor është “Muaji i solidaritetit”.  Besoj se me kaq shumë dashuri sa ka ofruar Tirana këtë vit, edhe në dhjetor, duke parë sesi po përfshihen edukatorët, mësueset, punonjëset sociale, që t’i mësojnë fëmijët që të vegjël me ndjenjën e solidaritetit, do kemi një muaj të bekuar festash dhe ndihme, për të gjithë ata që kanë nevojë.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Për fëmijët e familjeve në nevojë ky dhjetor i festave është muaji më i madh i solidaritetit në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve në prag të festave të fundvitit, fëmijët që vijnë nga shtresat në nevojë do të marrin më shumë dhurata.

Kolegët kanë vendosur kosha në të gjithë Tiranën, që familjet që kanë lodra të cilat nuk i përdorin më, mund t’i riciklojmë. Kush ka 5, mund të japë 2, qofshin lodra ose rroba, t’i hedhin në këto kabinat e verdha të vendosura nga bashkia, të cilat i pastrojmë, i riparojmë dhe pastaj mund t’i ripërdori një familje në nevojë në zonat rurale të Tiranës, në institucionet tona sociale, në shtëpi fëmije, qendrat tona të emergjencës, banesat sociale në Shkozë. Duam që të paktën fëmijët në këtë dhjetor, mos të ndiejnë që ka pabarazi.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër nismë, e cila synon mbrojtjen e mjedisit dhe në të njëjtën kohë t’u vijë në ndihmë personave në nevojë. Në disa prej rrugëve kryesore të qytetit janë vendosur kosha të posaçëm me ngjyrë të verdhë, ku të gjithë qytetarët mund të drejtohen për të dërguar rrobat e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ftesa jonë për të gjithë qytetarët është dhuroni, dhuroni, dhuroni!  Këtë vit ne do të targetojmë kryesisht fëmijët dhe familjet në zonat rurale, ata që janë në ndihmë ekonomike, në institucionet e mbrojtjes sociale siç janë shtëpitë e fëmijës dhe qendrat e emergjencës dhe ata që banojnë në banesat sociale, komunitetin rom dhe egjiptian”, nënvizoi Veliaj.

Ndërkaq, në hapësirat publike dhe në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës do të ketë pika ku të gjithë ata që nuk kanë mundësi, mund të konsumojnë një vakt të ngrohtë.

Do të kemi disa vakte që do të gatuhen në hapësirat publike dhe në qendrat tona sociale, të gjitha pikat në të gjithë zonat pedonale në shesh, te Pazari, te Liqeni, do të jenë le të themi pikat më të frekuentuara, ku njerëzit mund të bëjnë dhurata. Askush nuk varfërohet duke dhënë, secili prej nesh pasurohet, pasurohet ai që merr diçka, por pasuron shpirtin edhe ai që jep diçka për ata që kanë nevojë.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Ndërkohë i pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe aktivisti Eneid Mato i cili deklaroi se edhe këtë dhjetor, solidariteti nuk do t’i mungojë kryeqytetit, për njerëzit që kanë nevojë për përkrahje.pasi sipas tij Tirana gjithmona ka qenë dhe mbetet një vend që solidaritetin e ka në gjak.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale