Muaji tetor në Lezhë është pagëzuar këtë vit si “Tetori Fishtjan”, ku zhvillohen një sërë aktivitetesh me rastin e 154-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Kryeministri Edi Rama përmes teksa ka shpërndarë disa pamje nga Lezha thotë se kjo ngjarje kthehet në një udhëtim poetik mes traditës, vargjeve dhe mikpritjes shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe nga Lezha, ku muaji i lindjes së Gjergj Fishtës kthehet në një udhëtim poetik mes traditës, vargjeve dhe mikpritjes shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë, shkruan Rama në rrjetet sociale.