Muaji i Ramazanit, ish myftiu i Tiranës Ylli Gura në Report Tv: Mirëpresim shtyrjen e orës policore

Kërkesën për shtyrjen e orës policore në kuadër të muajit te Ramazanit, pas Kryeministrit Rama e ka bërë edhe ish myftiu i Tiranës Ylli Gura. Gjatë një interviste për Report Tv, Gura u shpreh se të paktën gjatë këtij muaji, zgjatja e kufizimit deri në orën 22:00 të mbrëmjes do të lejonte besimtarët myslimanë të kryenin në Xhami ritualin e faljes në mbrëmje.

 "Në kuadër të muajit të Ramazanit, shpresojmë që këtë vit situata të jetë më e lehtësuar, pasi një farë pengese për momentin do të jetë për ritualin e faljes në mbrëmje në Xhami, pasi është më e shpërblyeshme dhe është traditë shekullore e mrekullueshme. Një adhurim ekstra për muajt e Ramazanit që në mbrëmje të zgjatet paksa orari, por megjithatë ne e mirëkuptojmë situatën. Duke qene se situata me të infektuarit ka pak lehtësim ne kërkojmë që të paktën ky moment të jetë i mundshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe nga ora policore 20:00 të shtyhet deri në orën 22:00. Ne i përshëndesim këto hapa pozitive të ekspertëve dhe optimizmin e kryeministrit për këtë iniciativë", tha Gura

Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë një bisede telefonike me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi, u diskutua shtyrja e orës policore gjatë muajit të Ramazanit, në një kohë që vaksinimi po ecën me ritme të mira.Kryeministri pohoi që i kanë bërë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por ende nuk ka një vendim nga ana e tyre.

Muaji i Ramazanit fillon të martën 13 prill dhe mbaron me 12 maj, ndërsa Nata e Kadrit është më 8 maj. Për besimtarët myslimanë  ky është muaji i sakrificës dhe dashurisë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen