Rama bisedë në telefon nga Saranda me Kushin në Elbasan: I kemi kërkuar Komitetit shtyrjen e orës policore për muajin e Ramazanit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij komunikon me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste dhe pak më parë gjatë kthimit të tij nga Saranda, ka telefonuar ministren e Arsimit dhe kandidaten për deputete në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi.

Kushi i ka komunikuar kryeministrit kërkesën e qytetarëve në lidhje me shtyrjen e orës policore gjatë muajit të Ramazanit, në një kohë që sipas saj vaksinimi po ecën me ritme të mira.

Kryeministri pohoi se i kanë bërë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por ende nuk ka një vendim nga ana e tyre.

“Kam një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 9 ose 10 për periudhën e Ramazanit”, tha ajo.

"Një kërkesë, se atyre su flitet kollaj, me arsyetimin se a mund të bëhet kjo e kemi bërë. Janë shumë të shqetësuar. Vaksinimi pa arritur numrat e mëdhenj duhet të shoqërohet me distancim dhe rregull", tha Rama.

Ndërkaq ndalur te zhvillimi i fushatës Kushi tha se po shkon mirë dhe ka parë mbështetje nga qytetarët. E pyetur nga Rama se çfarë po ndodh me të LSI-së, Kushi thotë se një pjesë u janë bashkuar atyre dhe një pjesë kanë shkuar te PD.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: O zusha ku je se ngela duke i ra telefonit.

Evis Kushi: Jam në terren, në fushatë intensivisht

Edi Rama: Si shkojnë punët?

Evis Kushi: Elbasani është mirë, jemi çdo ditë me njerëzit, takime me gra vajza me të rinj... Situata duket mirë. Kanë besim se rezultati do të jetë kuptimplotë këtë herë. Ndjehet optimizmi, frymë mbështetje.

Edi Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan. Problemi është që nuk duhet me u marrë me sondazhet por me njerëzit.

Evis Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Ndonjëherë e kemi të vështorë se shumë duan të na bashkohen në takime por ne respektojmë rregullat. Janë të gatshëm të na bashkohen. Edhe tek të djathtët trokasim dhe na e hapin derën, na përgjigjen.

Edi Rama: Çfarë thonë?

Evis Kushi: Një pjesë janë larguar edhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutojmë, kërkojnë. Njerëzit e shprehin se puna duan të vazhdojë. Sidomos ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për të lëkundurit se e panë rrezikun. Ka shkakuar shumë pakënaqësi.

Edi Rama: Ajo ishte një çmenduri, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata. Nuk është puna se ndryshon koha po janë po ata. Ata janë ati-shtet.

Evis Kushi: Edhe mësuesit kur i takoj e kanë të qartë çfarë do të thotë të kthehen pas.

Edi Rama: Po këta xhakajdurët e kontrollit tokësor të presidentit çfarë bëjnë?

Evis Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI vazhdojnë të na bashkohen, një pjesë shkojnë edhe te PD të them të drejtën.

Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë dhe i kanë  rekrutuar me vende pune.

Evis Kushi: Pjesa më e madhe nuk kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.

Edi Rama: Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ e ke parasysh, i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë, po nejse

Evis Kushi: Kam dhe 1 kërkesë nga qytetarët, kanë merakun e orës policore, në të gjitha takimet më thontë të zgjatej ora policore në 9 ose 10 për Ramazan

Edi Rama: Një kërkesë, se atyre su flitet kollaj, me arsyetimin se a mund të bëhet kjo e kemi bërë. Janë shumë të shqetësuar. Vaksinimi pa arritur numrat e mëdhenj duhet të shoqërohet me distancim dhe rregull

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 09/04/2021 18:27

    Ne fakt kjo nuk eshte M. Arsimit, por e ramazanit. Ne vend te kete mendjen per procesin mesimor si ti riktheje nxenesit ne klase, e ka mendjen tek ramazani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë