TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Yuri Kim ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Me një urim të thjeshtë, të shkurtër, Kim shkruan që le të shërbejë ky muaj si një fillim i mbarë, me gëzim.
"Gëzuar muajin e Ramazanit! Uroj t’a nisim Ramazanin me gëzim, ta përjetojmë me përulësi dhe të dalim prej tij me më shumë dhembshuri për njëri-tjetrin”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim.
Një urim ka pasur edhe ambasadori i Bashkimit Europian (BE), Luigi Soreca. “Gëzuar Ramazanin! Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë lumturi, shëndet dhe forcë për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për të përballur këto kohë të vështira!”, shkruan Soreca.