Muaji i sensibilizimit, 3-fishohen
vdekjet nga kanceri i gjirit

Muaji i sensibilizimit, 3-fishohen<br />vdekjet nga kanceri i gjirit
TIRANE- Mjekët shqiptarë të ftuar në emisionin “Urbanika” raportojnë se bazuar në të dhënat e GLOBOCAN është vërejtur një rritje të shpejtë në numrat e kancerit të gjirit gjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri. Nga mesi i viteve 80 deri më sot numri i vdekjeve në vit nga kanceri i gjirit është rritur më shumë se 3 herë. Ka një dallim mjaft të madh mes të dhënave të GLOBOCAN 2008 dhe statistikave kombëtare për Shqipërinë. Sipas GLOBOCAN vlerësohet se duhet të kemi rreth 890 raste të reja në vit me kancer gjiri dhe rreth 320 vdekje në vit nga kanceri i gjirit.

Pranë shërbimit onkologjik identifikohen më pak se 500 raste të reja në vit. Risku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës. Rreth 1 në 8 kancere invasive të gjirit në SHBA janë vërejtur tek grate nën 45 vjeç, ndërkohë që 2 në 3 kancere të tilla gjenden në gratë mbi 55 vjeç. Gratë, të afërmit e afërt të gjakut të të cilave kanë pasur kancer gjiri, kanë një risk më të lartë se popullata e përgjithshme.

Risku i gruas pothuaj dyfishohet në rastet kur nëna apo motra ka pasur kancer gjiri. Risku trefishohet kur ka pasur dy raste të tilla në familjarët e afërt. Megjithatë vetëm më pak se 15% e grave me kancer gjiri kanë raportuar në anamneze një të afërm me kancer gjiri.

Më shumë se 85% nuk kanë asnjë të tillë. Një grua me kancer në njërin gji ka një risk 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar një kancer të ri në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji. Qëllimi i depistimit është të kapi sëmundjen para së shfaqjes së simptomave klinike dhe paraqitjes së pacientit për ndihmë mjekësore. Pra në rastin e depistimit, inisiativa i ngelet kryesisht mjekut dhe jo pacientit. Rekomandohet ekzaminimi klinik i gjirit nga mjekë apo mami të trajnuar në shërbmin parësor.

Shpeshtësia e rekomanduar çdo tre vjet. Nuk rekomandohet, por për gratë që janë të interesuara, këshillohet vetëekzaminimi i gjirit çdo muaj bazuar në instruktimin e dhënë nga mjeku. Gratë duhet të informohen për nivelin shumë të ulët për kancer gjiri në këtë moshë, por nëpërmjet aplikimit të ekzaminit klinik dhe vetëekzaminimit ato jo vetëm ndihmojnë kapjen e hershme të kancerit.

kanceri te dhenat
Të dhënat janë publikuar në emisionin “Urbanika”

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

PAMJET/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit

PAMJET/ Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit