Muaji kundër kancerit të gjirit, 5 ditë
mamografitë e lëvizshme në Vlorë

Muaji kundër kancerit të gjirit, 5 ditë<br />mamografitë e lëvizshme në Vlorë<br>
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, dy mamografi të lëvizshme ka qëndruar në qytetin e Vlorës, ku për pesë ditë do të ofrojnë shërbime diagnostikuese falas për të gjitha gratë e moshën 40- 50 vjeç.

Ndërkohë e pranishme në qytetin e Vlorës ka qenë edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

 “Jemi këtu në Vlorë, bashkë, të gjitha gratë drejtuese të Shëndetësisë për të apeluar për kryerjen e ekzaminimin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm i këtij tumori, të shpëton jetën. Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të fuqizojmë spitalet Rajonale me mamografë të rinj. Vlora është një prej 5 spitaleve rajonale që, së bashku me Durrësin, Gjirokastrën, Dibrën dhe Kukësin, shumë shpejt do të kenë aparaturat e reja të mamografisë. Ndërkohë, mamografët e lëvizshëm do të vijojnë rrugëtimin e tyre përgjatë gjithë vitit, për të kryer këtë depistim edhe në zonat rurale, ku ka mungesë aksesi për këtë shërbim”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

 Mamografitë e lëvizshëm do të qëndrojnë pesë ditë në  qytetin e Vlorës, e  më pas do të stacionohen sipas kalendarit të paracaktuar për muajin Tetor, në Gjirokastër, Përmet dhe Lezhë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve