Muajt e ardhshëm TAP nis
procesin e blerjes së tokës

Muajt e ardhshëm TAP nis<br />procesin e blerjes së tokës
TAP njoftoi zyrtarisht se ka filluar aktivitetin e vlerësimit dhe blerjes së tokave për të gjithë gjurmën prej 870 km ku parashikohet të kalojë gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) në Shqipëri, Greqi dhe Itali.
 
Në vitin 2014 TAP planifikon që të hyjë në marrëveshje me pronarët e tokës duke rregulluar mënyrën se si do të merret aksesi për tokën.
 
Kompania e kontraktuar për këtë çështje, Royal HaskoningDHV, do të kontaktojë të gjithë pronarët e prekur gjatë muajve të ardhshëm. Ajo do të mobilizojë një ekip prej 200 anëtarësh që të zhvillojnë aktivitetet e LEA në Greqi, Shqipëri dhe Itali.
 
TAP ka autorizuar kontraktorët që të fillojnë vëzhgimet për të mbledhur informacion të detajuar lidhur me pronarët e totave që jetojnë përgjatë korridorit për të plotësuar të dhënat ekzistuese kadastrale. Qëllimi është që të identifikohen drejt pronarët e tokave, të caktohen kufijtë e pronësisë dhe të vlerësohen pasuritë e prekura.
 
Procesi LEA i TAP bazohen në marrjen e të drejtës për tokën, në mënyrë që të sigurohet aksesi për gazsjellësin.
 
TAP do të kërkojë akses të përkohshëm të tokës për ndërtimin e gjurmës ku do të vendoset gazsjellësi dhe akses të përhershëm të tokës për instalimet si stacione kompresorësh, stacionet e valvolave, etj.
 
TAP po i zhvillon aktivitetet në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të siguruar që të gjithë njerëzit e prekur që jetojnë përgjatë korridorit, të kompensohen në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë