Deputeti i partisë “Lëvizja Bashkë” në fjalën e tij në Kuvend, tha se Rama po përdor marrëveshjen e Bordit të Paqes që t’i shpëtuar drejtësisë. Ai iu drejtua dhe Partisë Demokratike për arsyen e bashkimit të votave me mazhorancën.
“Meqenëse para dy ditësh i theu notën në sjellje ministrisë së Jashtme, a ka diskutuar kjo qeveri me shtete anëtare të Be për pasojat e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes. Në kundër të atyre që duhej të ishte diskutuar sot, si shpjegohet ky vrull i madh i Ramë për t’i hyrë aventurave për u konsultuar më parë me partnerët evropiane. Përgjigja për çdo shqiptar, përgjigja ndodhet në skandalet korruptive që kanë kapluar qeverinë e Ramës, në kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që ka pafytyrësinë të kapardiset në karrigen e zv,kryeministren, hakërrimin e dosjeve të SPAK, të iceneratorëve dhe parqeve teknologjike imagjinare. Ram e gënjen mendja se hedhja e një firmë në bordin e Paqes do të sigurojë paprekshmërinë e tij nga drejtësia.
Rama do të shpëtojë lëkurën e tij e tij, është gati të falë jo vetëm Sazanin e Svërnecin, është gati të falë mbarë Shqipërinë. Në Kuvend ka dhe një pyetje që kërkon përgjigje, si vallë do jua shpjegojë qytetarëve këtë bashkim votash me Ramën Berisha. Halli i përbashkët dhe Berishës është sistemi i ri i drejtësisë që ka mbështetjen e amerikanëve. Për aq sa bllokoni foltoren, ndizni flakadanët e përplaseni me gardistët që nuk iu kanë asnjë faj, halli i përbashkët ju ka ulur në ujdi për ndryshime kushtetuese”, tha Redi Muçi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Me 110 vota pro, miratohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes! Rama-opozitës: Thatë se SHBA do më bënte gjyqin, por më votuat mua si përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë










