TIRANE - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka kërkuar Ministres së Arsimit Lindita Nikolla rishikimin e tekstit të lëndës së Sociologjisë së klasës së 11, ku janë konstatuar gabime sa i përket çështjeve fetare islame.
Përmes një shkrese zyrtare dërguar Nikollës është kërkuar që të korrigjohet gabimi i bërë në këtë lëndë dhe ku thuhet se “Muhamedi është i biri i Zotit”
“Gjatë këtyre ditëve qarkullon në mediat e komunikimit një pasaktësi e dallueshme në tekstet shkollore të miratuar nga Ministria e Arsimit, i cili ngjall zemërim tek besimtarët myslimanë. Përkatësisht; në faqen 109 të Sociologjisë, Klasa 11, e mesme, me autor: Fatos Tarifa, Klementim Mile, dhe Flora Gjoka. ISBN 978-99956-93-10-7, ku citohet: “Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është biri i tij. Gjuha e përdorur në tekstin shkollor nuk është korrekte në kontekstin e asaj që përfaqëson besimi Islam, në besimin në një Zot të vetëm dhe Muhamedi është i dërguari i Tij, dhe JO biri i tij dhe rrjedhimisht është i pasaktë. Ju kujtojmë se, përsa i përket botimit të teksteve shkollore që kane lidhje me çështje fetare, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë është i gatshëm të ofrojë konsulencën e duhur komisionit të miratimit të teksteve shkollore. Nisur nga kjo, kërkojmë nga ana juaj korrektimin e gabimit në fjalë”, thuhet në kërkesën e KMSH-së.
Por menjëherë pas kërkesës, Ministria e Arsimit Nikolla është përgjigjur përmes një shkrese zyrtarë të dërguar në Komunitetin Mysliman, ku theksohet se janë marrë masat menjëherë dhe është bërë rishikimi.
“Menjëherë kemi kontaktuar me botuesin “Mediaprint”, botues të cilit i takon teksti “Sociologjia 11”, në të cilin është konstatuar pasaktësia… Ky botues ka marrë masat, duke rishtypur faqen ku është konstatuar pasaktësia dhe duke organizuar shpërndarjen e saj në shkallë vendi, tek të gjithë nxënësit që janë pajisur më këtë tekst”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Arsimit.

(Në foto: Teksti i Socioligjisë 11 me gabime)

(Në foto: Teksti i Socioligjisë 11 i korrigjuar)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Skandal me Sociologjinë e klasës11 'Muhamedi bir i Zotit', autori:Ndjesë