Skënder Hitaj është emëruar drejtor i ri i policisë së Durrësit, i cili pritet që të marrë sot detyrën, mëson ekskluzivisht Report Tv. Skënder Hitaj është emri i parë i propozuar nga Muhamet Rrumbullaku, për drejtor qarku.

Hitaj, deri sot ka mbajtur postin e drejtorit të qarkut Dibër, ndërsa një karrierë prej 2 dekadash në Policinë e Shtetit. Ndërkohë drejtori i Policisë së Durrësit, Dhimitraq Ziu, është transferuar në Dibër.

ReportTv mëson se Rrumbullaku pritet të bëjë të tjera ndryshime në rang drejtorie dhe komisariate në vend.

Rumbullaku mori zyrtarisht detyrën në 8 shtator pas shkarkimit të Gledis Nanos, e ndërsa ai ka një afat prej 100 ditësh të vendosura nga kryeministri Edi Rama, me qëllim ndryshimin e metodologjisë së punës së Policisë së Shtetit.