Muharrem Fejzo 80
vjetori i një kineasti

Muharrem Fejzo 80<br />vjetori i një kineasti
TIRANE - Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka organizuar festimin e jubileut të lindjes së "Mjeshtrit të madh", kineastit dhe artistit shumë-dimensionësh, Muharrem Fejzo. Festa do të bëhet ditën e hënë, më 27 maj 2013, ora 18.00 në sallën e kinemasë së AQSHF-së. Muharrem Fejzo është një artist shumë dimensional.

Ai është një emër i njohur në filmat televizivë, ku mbahen mend “Orteku”, 1996; “Sipa Press”, 1996; “Një Piktor në Paris” , 1997; “Kollosi i Cirkut Shqiptar“, 1998 dhe regjia e filmit “Nata në Paris”.

MUharrem Fejzo është dalluar edhe si mjeshtër i dekoreve, ku njëri ndër më të përmendurit është dekori i dramës së ndaluar “E Bardha dhe E Zeza” e F. Paçramit, që u shfaq në Teatrin Popullor. Përveç kontributit që dha në kinematografi dhe në teatër, Muharrem Fejzo është shquar edhe si kompozitor.

Aftësitë e tij për kompozimin dhe regjinë kan ndikuar në sukseset e mëdha të premierave të dramturgëve të mëdhenj si “Xhaxha Vanja” e Çehovit, muzika e së cilës është kompozuar nga Muharrem Fejzo.

Gjithashtu nuk kanë të mbaruar edhe veprat e tij në artet figurative, në skulpturë e pikturë, ku Fejzo u dallua veçanërisht për portretet, bustet, basorelievet, statujat në beton-arme, etj. Mbi qindra punime në pikture, në teknika të ndryshme të vendosura brenda dhe jashtë atdheut kanë vulën e këtij artisti të njohur.

Mjafton të kujtojmë monumentet në bronx të “Kryegjyshit Botëror të Bektashizmit, Ahmet Myftar Dede”, Vlorë, të “Themeluesit të Bektashizmit, Haxhi Bektash Veliut”, në kryegjyshatën Botërore në Tiranë. Për gjithë këto vepra dhe kontribute të çmuara, artisti Muharrem Fejzo është nderuar me urdhërin: “Naim Frashëri”.

Muharrem Fejzo ka mbaruar liceun artistik dhe është diplomuar si skulptor nga mjeshtrit e skulpturës Odise Paskali e Janaq Paço. Për karrierën e tij të ndritur ai është fitues i 9 çmimeve, dhe është propozuar për Çmimin e Republikës dhe për titullin “Artist i Merituar”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari