Muhedini: “Friend`s Book” theu
distancat mes librit dhe lexuesve

Muhedini: “Friend`s Book” theu<br />distancat mes librit dhe lexuesve
Jemi mësuar që kafenet ti shikojmë plot në çdo cep të saj, aty ku të rinjtë janë të fokusuar vetëm tek telefonat, një konkurrencë kjo mes dijes së të lexuarit dhe dijës për të lundruar onlain në internet. Por, pavarësisht faktit që teknologjia po ‘mbyt’ librat, shumë të rinj kërkojnë të zgjidhin këtë dilemë, duke pasur mundësinë për të qenë sa më afër.

“Friend`s Book House” ose siç ne e quajmë “Shtëpia e Miqve të Librit”, një qendër shërbimesh social-kulturore të lidhura me librin, na ofron tre ambiente të veçanta të lidhur me njëra-tjetrën, duke na sjell një tjetër paranomikë, se si të rinjtë, shkrimtarët, por edhe mosha të ndryshme mund të shijojnë një kafe të shoqëruar me një libër.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Ferhat Muhedini ose siç e njohin të gjithë Ladi, na tregon se nuk ishte një rastësi ideja për të kthyer një librari në librari-kafe, madje për një inxhinier nuk ka qenë aspak e vështirë pasi kjo ëhstë një traditë familjare e cila mori jetë në fillim të viteve 2000. “Friend`s Book House” funksionon si e para salle leximi (Bar-Biblioteke) private ne Shqiperi. Nje ambient i mobiluar ne menyre shume komode dhe profesionale ju lejon te shpenzoni kohen tuaj duke lexuar, studiuar, perkthyer, punuar me labtop apo ne kompjuter si dhe duke diskutuar me miqte dhe koleget tuaj..
 
“Friend’s Book House” është një kompleks shërbimesh të lidhura zenxhir, pra nuk është vetëm një librari. Si i kujtoni fillimet e kësaj sipërmarrje?
Librari-kafe-bibliotekë ‘Friend`s Book House’ është një kompleks shërbimesh në shërbim të lexuesve dhe librit. Nuk është vetëm një kafene, një bar, një dhomë çaji, një librari, një bibliotekë, sallë leximi apo një qendër informacioni e promovimi… Nuk ofrohen vetëm kafe apo pije standarte, ofrohet ngrohtësi në produkte shtëpie që mund ti shijosh në faqe librash… Friend`s Book House është çdo gjë në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, është një ‘shtëpi’, Shtëpia e Miqëve të Librit! Fillimet, të mbushura me punë, me gëzim e habi nga dashamirësit e këtij lloj aktiviteti, një vend miqësor, por në të njëtën kohë dhe i veçantë.
 
E vetmja në llojin e saj, “Friends” tashmë ka një emër që e identifikon, jo vetëm fal viteve, por punës që është bërë. Si jeni nxitur për të çelur këtë librari kafe?
Më 25 tetor 2001, shënon hapjen e Friend`s Book House të parës Librari-kafe dhe bibliotekë në Shqipëri. Jo rastësisht zhvilluam idenë nga librari në librari kafe. 10 vjet pas hapjes së të parës librari private në Shqipëri që ishte ‘International Book Shop AMA’, tek qoshja e Parkut Rinia, e cila u bë vendndalesa e shkrimtarëve, politikanëve të ardhshëm, publicistëve të rinj, gazetarëve, studentëve, të moshuarve, prindërve dhe fëmijëve. Shkrimtarët, botuesit, përkthyesit dhe librarët u rriten dhe u zhvilluan në përgjigje të etjes për informacion dhe dije..

Mund ta themi sot këtë, s’ka asnjë çudi, ishin vitet 1990-2001 ku kuptuam se hapësira në dispozicion të librave dhe lexuesve duhej zmadhuar, distanca midis librave dhe lexuesve duhej ngushtuar, koha në dispozicion të librave dhe lexuesve duhej shtuar, komoditeti në marrëdhënien me librin duhej përmirësuar dhe motoja udhëheqëse ishte; Libra për të gjithë sipas interesave dhe mundësive.

Jo të gjithë kanë kohë, mundësi dhe para ta blejnë librin, ka lexues që duan ta studiojnë në bibliotekë, siç ka lexues që kanë nevojë të komunikojnë me njëri-tjetrin për librin, ka grupe lexuesish që kanë nevojë të takojnë shkrimtarë dhe botues, siç ka shkrimtarë dhe përkthyes që kanë nevojë të përballen me lexuesin.
 
Sa i idhur jeni me librat dhe a ka ndikuar profesioni në këtë traditë apo është një traditë e vjetër familjare?
Familja ime  ka pasur në përbërje arsim si gjuhë-letërsi, muzikant, financiere dhe inxhinier. Personalisht kam lexuar shumë, po shumë libra që në vegjeli, isha anëtar i të gjitha bibliotekave kryesore të lagjeve, por edhe të Bibliotekës Kombëtare (mundësuar nga prindërit). Profesioni Inxhinier, më ka mbajtur pranë librave shkencore, por pa ma zbehur dëshirën e të lexuarit të librave jo shkollore.  
 
Të jesh një bibliotekarë nuk do të thotë vetëm të tregtosh libra, por ta afrosh lexuesin dhe ti shërbesh deri në detajë. Ka qenë një sfidë të përgatisësh këtë staf?
Stafi është kyç në marrëdhënien me lexuesin. Të trajnuarit e stafit është sfidë e përhershme pasi edhe vetë ne kemi ç’të mësojmë nga pervoja dhe literarura informuese bashkëkohore dhe  këtë e transmetojmë gjithë kohën.
 
Shpesh “Friends” është klasifikuar si shtëpia e miqëve të librit, kush janë bashkëpunëtorët që ju kanë ndjekur në këtë karrierë të suksesshme ndër vite?
Do përmendja miqtë i mi gazetarë si; Fatos Baxhaku, Ardian Klosi, Arta Marku, Elsa Demo, shkrimtarë si Nasho Jorgaqi, Dritero Agolli, Teodor Laço, Maks Velo, Ardian Vehbiu, Arian Leka, fotografin Roland Tasho, e shtëpitë botuese pothuajse të gjitha si ‘Toena’, ‘Dituria’, ‘Omsca’, ‘Botimet Enciklopedike’, ‘Çabej’, ‘Onufri’ e shumë e shumë miq, të cilët vazhdimisht më nxisin të punoj fort në këtë aktivitet.
 
Mendoni se në një të ardhme kjo sipërmarrje tashmë të jetë një traditë familjare, të trashgohet tek fëmijët tuaj?
Tashmë është traditë dhe besoj do vazhdojë të trashgohet brez pas brezi.
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdimësi?
Qëllimi ynë është që pranë çdo personi që vjen për një kafe, mundësisht të jetë një liber, ashtu sikurse tentojmë që salla e leximit të jetë gjithë kohën e mbushur me lexues ose shikues të filmave dokumentarë që shfaqim herë pas here, e mbushur me lexime të hapura përballë shkrimtarëve, me prezantimet e punëve të shkrimtarëve të rinj. A ka mundësi të themi; “Një Libër një Kafe”, pra më jepni këtë libër, por edhe një kafe. Kjo do të ishte një arritje.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Dumani tek 'Ligjet': Krimi i Organizuar ka kërcënuar prokurorët e SPAK! Problem mbetet mbrojtja e familjarëve të tyre

Dumani tek 'Ligjet': Krimi i Organizuar ka kërcënuar prokurorët e SPAK! Problem mbetet mbrojtja e familjarëve të tyre