'Mund të derdhësh lot pse iku ose të bësh atë që ajo donte'/ Rama postim prekës për nënën e tij që u nda nga jeta 1 ditë më parë
Kryeministri Edi Rama i vogël në krah të nënës së tij, Aneta
TIRANË- Edi Rama është zhveshur nga kostumi e kryeministrit dhe ka veshur atë të një djali që ka humbur nënën vetëm një ditë më parë. Dedikimi i tij është prekës, por edhe me një mesazh të bukur në fund.
"Mund të derdhësh lot pse iku Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi. Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet, Ose mund t'i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më, Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të. Mund t'ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen, Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të. Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj, Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të. Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota, Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara", shkruan Rama.
Aneta Rama u përcoll nga kjo botë në një ceremoni shumë të thjeshtë, me një numër shumë të vogël njerëzish për shkak të situatës së koronavirusit. Rama është kujdesur që t'i falenderojë të gjithë mesazh dhe lulet e dërguara dhe ka për ta një urim të veçantë.
"Edhe në emër familjes sonë lejomëni t'ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t'ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t'i kenë nënat sa malet dhe t'i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit", përfundon Rama, teksa bashkangjitur postimit ka publikuar edhe një foto të tij kur ishte shumë i vogël në krahët e nënës.
Aneta Rama u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme. Ajo ndërroi jetë në orën 05:00 të mëngjesit në shtëpinë e saj në rrugën 'Muhamet Gjollesha'. Kohët e fundit ishte shtruar në spital, ndërsa prej një jave kishte dalë duke qëndruar në shtëpi, ku ndërroi jetë.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
Ngushllime familjes Rama per humbjen e nenes, qofte dheu i lehte per te .Sa te jete gjalle njeriu thote " of o nane,, Dashuria e nanes eshte e vecante , e ngrohte, e cilter , e kthjellet, mos u rrite femije pa nane o zot !!Respektoni sa ti keni o Femije ku do qe jeni !!!! Nje fjale te mire duam, duam , duam
Përgjigjuo shpirt sa e dhimbshme eshte nena humbja e nenes eshte momenti me i veshtire qe kalon ta tjeterson jeten te krijon boshllekun me te madh te ndalon te marresh fryme liresht .nena eshte MBRETERESHE.Uprefte ne paqe e zoti ta letohte dhemjen.
Përgjigju