Të gjitha portalet për pak sa s’u çmendën nga lajmi se Mimoza Shkodra i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar me këngëtarin Adrian Gaxha. Ajo u shfaq në shumë postime në rrjetet sociale e veshur me fustan të bardhë dhe dhëndër në krahun e saj qëndronte Adriani.
Por e vërteta qëndron krej ndryshe. E gjitha kjo bëhet fjalë për një emsion që do të transmetohet në fundvit nga Labinot Gashi, moderatori i njohur në Kosovë, dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë Mimoza me anë të statusi në rrjetet sociale.
“Kjo vlen vetem për ata që akoma nuk e kuptuan që ka qenë vetëm një Shoë "Lojë" ne “OpopLabiParty” e bukur dhe shum qesharake qe do të transmetohet ne “KTV” edhe pse si çift boll mire kishim shku, thjesht na ka ra shorti edhe esht për t’ju argetu juve për t’ju knaq juve naten e vitit e ri.
Edhe sikur te ndodhte diqka e tillë ne te vertet , jam Beqare dhe mund martohem kur te dua un dhe nuk me intereson fare për mendimet e atyre qe nuk kan me çka mu mar tjeter pos me punet e huaja. Kurse nji falenderim i madh nga zemra, shkon për ata fansa qe me përkrahin gjithmon . Ju përqafoj , faleminderit për komplimentet, faleminderit qe mboni mu ni mire. Ju dua! Faleminderit edhe prej atyne qe po komentojn palidhje pom inspironi qe tpunoj akoma ma shum,”- shkruan Shkodra krahas një videoje ku shihet teksa kërcen me Adrian Gaxhën.
Lajmi kryesor: