'Mund të shkrujmë historinë', trajneri i kombëtares U-21 beson te Europiani: Do na bashkohen 2-3 lojtarë shumë të fortë

Dy ditë më parë kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi njohu kundërshtarët për Europianin e 2025 që do zhvillohet në Sllovaki. Së bashku me kuqezinjtë në grupin E do jenë Rumania, Zvicra, Finlanda, Mali i Zi dhe Rumania.

“I kemi të gjitha shanset këtë edicion për t’u kualifikuar. Duke sakrifikuar, duke luftuar, duke e ndjerë shumë fanellën e kombëtares, por edhe me pak fat mendoj se i kemi të gjitha shanset për vendin e parë dhe të dytë,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Megjithatë trajneri Alban Bushi merakoset për dy detaje që nuk janë në dorën e tij.

“Shpresoj që mos të kemi dëmtime në këtë sezon. Dhe lojtarët që do kemi kontigjent shpresoj që të marrin minuta me ekipet e tyre, që unë kam shumë besim se do bëjnë më të mirën këtë sezon,”-tha ai.

Pa zbuluar emrat e futbollistëve Bushi tregoi se kombëtarja U-21 do përforcohet shumë në këtë fushatë kualifikuese.

“Mund të kemi 2-3 prurje shumë të rëndësishme nga kampionate ballkanike dhe europiane. Do ti japin tonin kombëtares U-21 pasi do jenë prurje shumë të forta,”-deklaroi ai.

Ndeshjet eliminatore të europianit për 21-vjeçarët do nisin më 20 mars kundër Armenisë dhe do mbyllen më 15 tetor të 2024.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat