Publikohet lista e plotë me të gjitha kuotat e lira në universitetet publike. Vetëm në Universitetin e Tiranës janë më shumë se një mijë kuota të lira, ndërkohë që në të gjitha degët ka ende shumë kuota të cilat kanë mbetur bosh.

Ministria e Arsimit sqaron se faza tjetër e regjistrimeve do të jetë në datën  1-14 tetor. Edhe ky raund do të jetë i ndarë në 7 faza 2-ditore. Kandidatët duhet të monitorojnë procesin në portalin “U-Albania”, për të parë nëse do të shpallen fitues ose jo. Regjistrimet do të zhvillohen në faza 48-orëshe sipas listës.

Zgjedhja e degëve
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton se në datat 15-22 shtator çdo kandidatë mund të listojë 10 preferenca të reja për në universitetet publike ose private. Në këtë mënyrë kandidatët që nuk kanë fituar do të kenë mundësi të përzgjdhin degët ku ka më shumë vende të lira.