Mungesa e ekspertit të thërritur nga gjykata bëhet shkak për shtyrjen e seancës së 49 nga bandës së tritolit me të pandehur dhe vrasësin me pagesë Julian Sinanaj.
Seanca e kësaj të enjte ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe më pas është shtyrë për javën e ardhshme ku me paraqitjen e juristit do të vlerësohet nëse deklarimet e Sinanajt janë marrë apo jo konform ligjit nga ana e prokurorisë.
Një seancë më parë vetë Sinanaj mohoi një sërë krimesh për të cilat prokuroria pretendon se Julian Sinanaj me statusin e bashkëpunëtorit ka treguar se si operonin porositë për vrasje dhe ekzekutimet.
Ndërkohë burime të rezervuara për ReportTv nga prokuroria sqaruan se ky proces është drejt fundit dhe pritet që në muajin Mars prokuroria ta paraqes konkluzionet duke kërkuar dënimet për 7 të pandehurit e bandës së tritolit që operonte në Vlorë dhe Tiranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com