Mungesa e gjumit shkakton
vdekjen e qelizave të trurit

Mungesa e gjumit shkakton<br />vdekjen e qelizave të trurit
BRITANI- Munges e gjumit mund të jetë më serioze nga sa ishte menduar më parë. Ajo shkakton vdekje të përhershme të qelizave të trurit, kanë treguar studimet kërkimore.
 
Studimi është provuar në një eksperiment tek minjtë. Mungesa e zgjatur e gjumit bën që 25 % qelizave të trurit të vdesin, sipas një studimi të publikuar në gazetën 'Neuroscience'.
 
Nëse e njëta gjë ndodh edhe me njerëzit, janë të kota përpjekjet për të rifituar orët e munguara të gjumit, thonë studiuesit.
 
Sipas tyre, kjo mund të jetë e mundur vetëm nëse një ditë që të zbulohet një ilaç që të mbroj trurin nga efektet e orëve të gjumit të humbur.
 
Studimi, i publikuar në gazetën  'Neuroscience', i kryer tek minjtë në një laborator, është për t’u treguar njerëzve efektet e rënda që shkakton mungesa e gjumit, në këto kohë moderne, ku shumë njerëz punojnë natën apo qëndrojnë gjatë në zyrat e tyre të punës.
 
 Prof. Sigrid Veasey thotë se, “kemi dëshmi se humbja e gjumit mund të çojë në dëmtim të pakthyeshëm.”
 
"Kjo mund të jetë në një kafshë të thjeshtë, por kjo sugjeron për ne se duhet të kemi më shumë kujdes me gjumin”, thotë ai.

Në një kohë jo shumë të afërt, studiuesit mendojnë se mund të jetë e mundur të zbulohet një ilaç që mbron qelizat e trurit.  
 
Nëse mungesa e gjumit bëhet për një kohë të gjatë kjo ndikon negativisht jo vetëm në fizikun tonë, por edhe në shëndetin mendor.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri