Mungesa e gjyqtarëve paralizon
Kushtetuesen e Gjykatën e Lartë

Mungesa e gjyqtarëve paralizon<br />Kushtetuesen e Gjykatën e Lartë
Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ai i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori i kërkojnë Presidentit të Republikës të emërojë gjyqtarët për të plotësuar vakancat në këto dy gjykata dhe për të shmangur kolapsin në sistemin e drejtësisë.

Kërkesë Presidentit: Plotësoni vendet
Burime për Report Tv nga Gjykata Kushtetuese bënë me dije se prej 3 javësh në drejtim të presidencës kreu i kushtetueses Bashkim Dedja ka nisur shkresë ku kërkon që Presidenti të emërojë anëtarin që propozohet prej tij në këtë gjykatë, ndërsa Zaganjori më 31 Korrik ka njoftuar presidentin se 4 nga 5 gjyqtarët që i mbaroi mandati kanë dorëzuar detyrën.

Me ndryshimet kushtetuese presidenti ka të drejtë të emërojë në gjykatën kushtetuese tre anëtarë, ndërsa aktualisht vetëm një nga tre vakancat i përket propozimit të presidentit pasi dy të propozuarit më parë nga presidenca janë në detyrë.

E njëjta kërkesë në presidencë ka mbërritur dhe nga kreu i gjykatës së lartë Xhezahir Zaganjori i cili ka njoftuar presidentin për mbarimin e mandatit të 5 gjyqtarëve më 29 qershor 2017 por po ashtu e ka njoftuar atë edhe për dorëzimin e detyrës nga gjyqtarët Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, dhe Arjana Fullani të cilët kanë preferuar të largohen pa pritur ardhjen e zëvëndësuesve.

Gjyqtarët e gjykatës së lartë me ndryshimet kushtetuese emërohen po ashtu nga presidenti pa pëlqimin e kuvëndit sic ka qenë më parë, por presidenti i bënë emërimet pasi merr propozimet e kandidaturave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kushtetuesja pa 3 anëtarë, e Larta 10
Sipas ligjit gjykata e lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ndërsa pas përfundimit të mandateve, shkarkimeve dhe dorëheqieve kjo gjykatë ka mbetur me 9 anëtarë dhe dy prej tyre Ardian Dvorani dhe Andi Çeliku me mandate të përfunduar.

Ndërkohë gjykata kushtetuese e cila përbëhet me 9 anëtarë është duke funksionuar me 7 anëtarë pas largimit të Sokol Berberit dhe Vladimir Kristos, ndërsa me mandate të përfunduar është dhe anëtarja Vitore Tusha.

Në një kohë kur kjo gjykatë duhet të plotësohet me anëtarë edhe nga gjykata e lartë, kjo e fundit ka një vakancë me 10 anëtarë dhe ende nuk mund t'i zëvëndësojë pa krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësorë sipas përcaktimeve të kushtetutës së re.

gjykata e larte njoftim

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje