SHKODER-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në spitalin rajonal të Shkodrës, duke parë nga afër realitetin tek ky institucion. Ne deklaratë për mediat ministri, Beqaj është ndalur tek investimet që do të kryhen në këtë spital.
“Është bërë tashmë publike, ne duam në këtë spital të fillojmë të ofrojmë shërbimin e kimioterapisë. Do të fillojmë vitin e ardhshëm me instalimin e një angiografi , hemoderamikë dhe koronografi këtu, por gjithashtu me një fond që është dhënë nga Banka e Këshillit të Europës, po mendojmë të fuqizojmë kapacitetet e reparteve të reanimacionit, jo të reanimacionit të përgjithshëm , por reanimacionit që do të na duhet në funksion koronografisë dhe diçka në reanimacionin e pediatrisë”, deklaroi Beqaj.
Edhe pse ka pak vite që është investuar në këtë spital, përsëri problemet janë të shumta sa i përket ambienteve por edhe furnizimit me medikamente shtesë.
Nga ana tjetër për mungesën e medikamenteve, ministri pranon se janë kryer ndërhyrje për përmirësimin e situatës, por nuk harron t’u kërkojë vetë mjekëve kujdes në këtë drejtim.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.5%
-
Të gabuar
27.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 1652
Lajme të tjera
-
Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja
26 Mars, 17:45
-
Ç’po kurdisin? Olta dhe Dea komunikojnë në dush pa mikrofona, mister se çfarë kanë thënë! Ndjekësit kërkojnë zarfin e zi
26 Mars, 17:38
-
Rusi-Kinë, Peskov: Bisedimet mes Putinit dhe Xi Jinping zgjatën më shumë se sa pritej
26 Mars, 17:27
-
Poloni-Shqipëri/ Konferenca para ndeshjes, Cikalleshi: Duam të mos humbim, të gjithë bashkë bëjmë mrekullinë (LIVE)
26 Mars, 17:21
-
Bota e Putinit bëhet më e vogël
26 Mars, 17:16
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj
26 Mars, 17:02
-
NATO: Retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme
26 Mars, 16:53
-
Shkolla e heshtur, klasa me një nxënës në fshatin Keqekollë të Prishtinës
26 Mars, 16:52
-
Putin beson se Perëndimi ka kaluar çdo vijë të kuqe: Ata janë nxitësit e konfliktit, po shpërndajnë më shumë municion për Ukrainën
26 Mars, 16:22
-
VIDEO/ Mjetet të bëra copash, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! Autobusi i kthyer përmbys
26 Mars, 16:18
-
Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh, s'dua ta rikthej! Më bëhet qejfi që më ka mbështetur
26 Mars, 16:03