Në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, prej dy vitesh mungojnë disa medikamente jetëshpëtuese për fëmijët që vuajnë nga tumoret, leucemia. Ndërkohë këto medikamente nuk mund të gjenden as nëpër farmaci apo treg të lirë.

Denoncimi është bërë nga gazetari Osman Stafa, i cili i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës që të kryerë një hetim për QSUNT-në, pas një investigimi, ku del në pah mungesa e 4 medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) përgjatë 2 viteve të fundit në Onko-Hematologji, në QSUNT, për fëmijët që bëjnë kimioterepi. 

Sipas gazetarit, pas investigimit ekzistojnë dyshime të arsyeshme për shkelje të rënda ligjore, të cilat mund të përbëjnë vepra penale, të tilla, por pa kufizuar në, si shpërdorimi i detyrës, mosdhënia e ndihmës apo mjekimi i pakujdesshëm, ndërsa shton se duhen kryer hetime të plota dhe të thelluara.

‘Nga ky investigim ka rezultuar se: Në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, prej të paktën dy vitesh mungojnë disa medikamente jetëshpëtuese për femijet. Medikamentet janë kimio, e për pasoje nuk mund të gjenden nëpër farmaci apo treg të lire. Prindërit e fëmijëvě, të gjendur në vështirësi të mëdha, janë detyruar t'i sigurojně věte, pasi nuk kane asnjë zgjidhe tjetër. Por duke i siguruar vetë (kontrabandě) nga shtete të tjetra, medikamentet u kushtojně prinderve të femijeve qindra miliona leke. Medikamentet munguese janë: L-Asparaginaza, 6 Merkaptopurina, Methotrexat, Acidi Folinik. Nga investigimi im rezulton se në shume raste femijët kanë shtyrë mjekimet e tyre, perkunder udhezimeve të mjekut, vetëm sepse spitali muk i kishte këto ilaçe, dhe prindërit nuk kanë mundur t'i gjejnë. Për pasojë, sipas mjekëvë, rrezikohet seriozisht shëndeti i fëmijëvë, dhe kjo shkon deri në fatalitet.’- thuhet në denoncimin e bërë nga gazetari.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Mungesa e ilaçeve për fëmijët me tumore, Ministria e Shëndetësisë: Kemi siguruar buxhetin e nevojshëm për furnizimin me barna, prokuroria të bëj transparencën

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për rastin e mungesës së medikamenteve në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, që janë jetë shpëtuese për fëmijët që vuajnë nga tumoret dhe leucemia. Manastirliu tha se qeveria ka siguruar buxhetet e nevojshme që duhen për furnizimin me medikamente dhe shërbime të spitaleve, sidomos pediatrisë është që prioritet. Ajo tha prokuroria duhet të bëjë transparencën e rastit.

 “Unë ju kam bërë me dije edhe një javë më parë duke siguruar që qeveria dhe ministria kanë siguruar të gjithë buxhetet e nevojshme për barnat dhe shërbimet, prioritet janë shërbimet pediatrike. Jam në dijeni të kësaj çështje dhe jam angazhuar personalisht për të dhënë informacionet e nevojshëm, jam e informuar që është një çështje e çuar në prokurori dhe jemi të hapur dhe transparent që kjo çështja të ndiqte deri në fund”, tha Manastirliu.