Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka zhvilluar disa takime me prindër të fëmijëve të sëmurë, personelin mjekësor të këtij reparti dhe përfaqësues të QSUT-së duke marrë shkas nga reagimet e organizatës “Together for Life” lidhur me mungesën e medikamentit “L – Asparaginase” për fëmijët e sëmurë me leucemi në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUT.
Ata shprehen se është për të ardhur keq që në takimet e zhvilluara, stafi i specializuar mjekësor ka hezituar të japë një përgjigje se çfarë pasojash mund të kishte për shëndetin e fëmijëve që vuanin nga leucemia mungesa e preparatit.
Sipas tyre QSUT ka deklaruar se L-Asparaginazë nuk është bar i regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe rezulton se përgjatë vitit 2015 e në vijim nuk ka pasur import të këtij bari në vend.
KSHH dhe "Together for Life" deklarojnë se dështimi i procedurave të prokurimit për të siguruar këtë medikament nuk mund të përbëjë justifikim për publikun dhe në mënyrë të veçantë për prindërit e fëmijëve që vuajnë nga leucemia.
Ata i rekomandojnë Ministrisë së Shëndetësisë dhe QSUT-së që të gjejnë mundësitë dhe rrugët për garantimin e këtij medikamenti dhe për hapat e ndërmarrë të njoftohet edhe publiku i gjerë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com