Mungesa e rojeve në plazhin e Shëngjinit, pushuesit: Ndihemi të pasigurtë, të gjendet zgjidhja

Edhe pse sezoni turistik ka nisur që në 26 Maj dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, në zonën turistike të Shëngjinit nuk mungojnë problemet. Nga një vëzhgim i bërë konstatohet se në të gjithë vijen bregdetare, ende nuk është vendosur asnjë kullë vrojtimi edhe pse kjo është e përcaktuar me ligj për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Pushuesit thotë se ndjehen të pasigurtë dhe kërkojnë që t’i jepet zgjidhje kësaj problematike, ndërsa me shqetësim shihet dhe mungesa e hapësirave publike në plazh.

Ndërsa administratori i Shëngjinit Gjok Caci, thotë se pjesa më e madhe e plazhit do t’u jepet me qera privatit, është detyrim i këtyre të fundit vendosja e kullave të vrojtimit në bazë të kontratës që do lidhin me bashkinë, ndërsa shton se nuk do të ketë tolerime ndaj atyre subjekteve që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Bashkia Lezhë bën me dije se menjëherë pas lidhjes së kontratave me subjektet private që do shfrytëzojnë plazhin, do të ngrihet një task-forcë për të parë nëse i kanë përmbushur detyrimet e përcaktuara, ku sigurisht në to bëjnë pjesë dhe kullat e vrojtimit sëbashku me shpëtimtarët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi